Javën e shkuar “Netflix” publikoi trailerin zyrtar të sezonit 3 të “Stranger Things” dhe që nga ai moment videoja ka pasur mbi 22 milionë klikime, duke e bërë kështu klipin e kësaj platforme në “YouTube” më të parë që nga krijimi i saj.

“Stranger Things” ambientohet në vitet ’80, në qytetin Hawkins, dhe frymëzohet nga fantazia imagjinare dhe horror e asaj periudhe, përmes citateve dhe referimeve eksplicite.

Është mësuar se në këtë sezon ngjarjet do të ambientohen në vitin 1985 dhe një përbindësh i tmerrshëm do të kërcënojë protagonistët e vegjël.

“Stranger Things 3” do të nisë transmetimin në “Netflix” më 4 korrik. Seriali ka marrë 12 nominime “Emmy Award”, duke koleksionuar 5 fitore. Në vitin 2017 fitoi dhe një “SAG Award”.