Menjëherë pas pjesëmarrjes në “MTV EMA 2018”, në Bilbao, ku fitoi “Best pop”, Dua Lipa fluturoi për në Suedi, për të realizuar një këngë të re.

Këngëtarja me origjinë kosovare informoi fansat në faqen e saj në “Instagram”, se po bashkëpunon me yllin suedez Tove Lo: “Kalova dy ditë në studio me këtë njeri jashtëzakonisht të talentuar”.

Dua Lipa nuk ka shumë që ka publikuar edicionin e plotë të albumit debutues dhe ka realizuar duetin me Andrea Bocelli-n, “If Only”, ku këndon edhe në italisht.

 

View this post on Instagram

 

Spent two days writing in the studio with this incredibly funny extremely talented human being @tovelo ❤️

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on