“Aquaman 2” ka një datë premiere…”Warner Bros” njoftoi se vazhdimi i filmit me protagonist Jason Momoa në rolin e Arthur Curry do të vijë në kinematë amerikane më 16 dhjetor të vitit 2022.

“Aquaman” tregoi historinë e heroit Arthur Curry (Momoa), origjina e të cilit është e lidhur, gjysma nga Atlantida dhe gjysma njerëzore. Të riut iu desh që të përballej me sekretet e lidhura me identitetin e tij dhe të zbulojë nëse është i aftë për t’u bërë një mbret.