“World War Z” më në fund do të ketë një kapitull të dytë. Producentët konfirmuan se David Fincher do të nisë xhirimet e projektit të shumëpritur në muajin mars me protagonist Brad Pitt në rolin e Gerry Lane, një nëpunës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që përballet me një epidemi që i transformon qeniet njerëzore në zombie dhe bëhet mundësia e vetme për të shpëtuar njerëzimin. Filmi i parë pati një sukses të madh duke arkëtuar 540 milionë dollarë.