“The Batman” do të ketë një film të ri dhe regjisori Matt Reeves zbuloi se kur do të fillojnë xhirimet, i cili do të ketë një aktor të ri në rolin e Bruce Wayne. Reeves me anë të rrjetit social “Twitter” njoftoi se xhirimet do të nisin pak para fundit të vitit.

“The Batman” do ta ketë premierën më 25 qershor të vitit 2021 dhe aktualisht ka nisur kërkimi për interpretuesin e ri të Kalorësit të Zi, i cili do të tregohet në një version më të ri se në filmat e mëparshëm.