Ky është kalendari “Pirelli” për vitin 2019, prezantuar në Milano dhe realizuar nga fotografi i modës Albert Watson. Janë katër muzat e fotografuara në 20 imazhe me ngjyra dhe bardhezi, të realizuara mes Miami dhe New York. Laetitia Casta, Gigi Hadid, Julia Garner dhe Misty Copeland, sipas fotografit Watson, janë katër “filma të vegjël”,  të treguar në kalendar, katër histori mes ëndrrës dhe realitetit.