“YouTube” konfirmoi se përmbajtjet origjinale të publikuara në platformën e saj do të shihet falas duke nisur prej muajit tjetër.

“Duke nisur prej 24 shtatorit 2019, eksperienca e shikimit të “YouTube Originals” do të variojë sipas disponimit të abonimit “YouTube Premium””.

“Ata që kanë një abonim Premium mund të shikojnë përmbajtjet pa asnjë njoftim, do të kenë akses më parë për episodet e serialeve, mund të shkarkojnë përmbajtjet për t’i parë offline dhe do të kenë akses në programet bonus (si p.sh., Director’s cut)”, -pati njoftuar “YouTube”.

Por, tani përmbajtjet e Originals do të shihen nga të gjithë falas dhe jo vetëm nga ata që janë të abonuar në “YouTube Premium”. Më parë, episodet e para të serialeve ishin falas, duke shërbyer si reklamë, por tani do të shihen përmbajtjet e plota.