Pak muaj pas paqes Google-Amazon, kolosi i motorit të kërkimit lançoi në “Fire TV Stick” aksesin për “YouTube”. Konsiderohet një lajm i rëndësishëm që pasuron listën e Amazon.

“YouTube” do të shfaqet në strishën e aplikacioneve në aparaturat në të gjithë botën. Mjafton të përzgjidhet, shkarkohet dhe të futen të dhënat. Mund të shkarkohet edhe nga Amazon app Store.

Aplikacioni ka video HDR me rezolucion 4K dhe ka lidhje me diapozitivin Alexa, që do të thotë se mund të kërkohen materiale dhe të komandohet përmes komandave vokale.