“YouTube” ka bërë disa ndryshime në algoritmin që rekomandon video të ndryshme, për të parandaluar përmbajtjet e dëmshme.

Në këtë mënyrë, shikuesit do të kenë më shumë kontroll mbi materialet që shikojnë dhe mund t’i ndalin rekomandimet në tërësi.

Sistemi i ri do të specifikojë pikërisht atë që dëshiron të shikojë përdoruesi dhe jo të lëshohen pamje të ndryshme që nuk janë në interes të tij, edhe pse mund të jenë të mira.