“YouTube” synon të modifikojë modelin e biznesit për të zgjeruar platenë e përmbajtjeve origjinale audiovizive. Seriale televizive dhe reality show të prodhuara nga platforma e “Google” nuk do të ndiqen vetëm nga abonentët, por edhe falas, por me ndërprerje publicitare. Risia do të prekë produksionet e vitit 2019, që do të transmetohen më 2020-n.

Platforma synon që duke ua mundësuar shikimin edhe joabonentëve, të shoqëruara me reklama, do të shtohet numri i personave në botë që shikojnë “YouTube”, që aktualisht janë rreth 2 miliardë.

“Në fazën e ardhshme të strategjisë sonë do të shtojmë përmbajtjet origjinale, si dhe synojmë shtimin e audiencës, me projekte të jashtëzakonshme që të arrijnë gjeneratën “YouTube”, -tha një zëdhënës i kompanisë.

Sipas “Hollywood Reporter”, prodhimi i programeve origjinale mund të çojë në tkurrjen e buxhetit, që nuk ka qenë në lartësinë e të mëdhenjve të sektorit. “YouTube” investon miliona dollarë në prodhime origjinale në vit, kundrejt miliardave të “Netflix” e “Amazon”.