Me “Star Wars: Rise of Skywalker”, trilogjia e përqendruar në personazhet Rey, Finn dhe Kylo Ren do të përfundojë dhe anglezja Daisy Ridley do të jetë në dispozicion për role të tjera. Si për shembull atë të super-heroinës në një ekskluzivitet të DCEU.

“Warner Bros.” së shpejti do të bëjë të ditur emrin e protagonistes të filmit “Batgirl” dhe mesa duket Daisy Ridley është në krye të preferencës së studios së famshme.