Kit Harington, pas “Game of Thrones”, duket se është i destinuar të interpretojë në një film të Marvel Cinematic Universe, sipas raportimit të Deadline.

Interpretuesi i Jon Snow në serialin e famshëm ka arritur një marrëveshje me Marvel Studios dhe do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të një prej projekteve të rinj të drejtuar nga Kevin Feige.