“Wreck-It Ralph 2” Ralph mban vendin e parë për të tretën javë rresht n atë që konsiderohet si fundjava më e keqe e vitit 2018, bazuar në arkëtimet në kinematë anembanë botës, veçanërisht në ShBA.

Filmi i animuar i “Disney” mblodhi 16.1 milionë dollarë ShBA dhe 18 milionë në kinematë e tjera në botë. Në total janë arkëtuar 140.9 milionë dollarë në ShBA dhe 258.2 në rang global.

I pandryshueshëm për të pestën javë mbetet edhe vendi i dytë, të cilin e mban sërish “The Grinch”, versioni i ri i animuar i “Universal Pictures” i përrallës së Dr. Seuss , i cili arkëtoi 15 milionë dollarë vetë në fundjavë, duke e çuar totalin në di 223.4 milionë.

Ndiqet nga “Creed II”, vazhdimi i sagës së Rocky Balboa, më 10 milionë dollarë të mbledhura dhe 96.4 milionë dollarë në total.