Mediet spanjolle njoftojnë se William Levy dhe bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez janë drejt ndarjes. Sipas burimeve të ndryshme pranë çiftit ata nuk janë parë bashkë prej kohësh, madje edhe ditëlindjen e saj, Elizabeth nuk e festoi me William.

Ndër të tjera është vënë re fakti që në një prej festave të vajzës së tyre, çifti nuk kanë qenë bashkë. William dhe Elisabeth janë martuar në vitin 2003 dhe janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.