Wesley Snipes do të prodhojë dhe do të interpretojë në filmin e ri aksion “Payline”, i cili pritet ta ketë premierën në vitin 2020. Në këtë projekt do ta shohim Snipes të luaje një rol negativ pas më shumë se 20 vjetësh, që kur ishte kundërshtari i Sylvester Stallone-s në filmin e vitit 1993, “Demolition Man”.

Skenari mban firmën e Rob Robol dhe Jay S. Boy, duke pasur në qendër të historisë një kazino në një qytet të vogël që kthehet në një fushë beteje pasi dy grupe kriminale përpiqen ta grabisin në të njëjtën natë.