“First Ladies” është seriali i ardhshëm televiziv që flet për bashkëshortet e presidentëve në historinë e Shteteve të Bashkuara. Aktorja Viola Davis do të interpretojë Michelle Obama-n.

Përveç bashkëshortes së Barack Obama-s, në qendër të sezonit të parë të serialit të shkruar nga Aaron Cooley, për të cilin vetë Davis do të jetë producente ekzekutive, do të jenë edhe Eleanor Roosvelt dhe Betty Ford.

Seriali parashikohet se do të nxjerrë në pah aspektin publik dhe privat, duke treguar veç të tjerash edhe rolin e atij që njihet si Wast Wing, krahu i rezidencës presidenciale, ku i kanë zyrat bashkëshortet e presidentëve, në procesin e vendimmarrjes në politikën amerikanë.