Të luash klasikët e viteve ‘70, ‘80 e ‘90 nga çdo aparat pa e shkarkuar tani mund të realizohet falë “Antstream”, platforma e re streaming për videolojërat.

Shërbimi që pritet të jetë i aksesueshëm deri në fund të vitit për PC, Mac, Xbox One, smartphone e tablet do të mundësojë hyrjen në librari me mbi 400 lojëra të hershme vetëm përmes një aplikacioni.

Përmes një sistemi multiplayer, “Antstream” do të krijojë mundësinë edhe të sfidimit të miqve apo lojërave online.