Në internet ka dalë një video gjatë një koncerti të reperit Drake, i cili është në skenë me një fanse, duke e puthur dhe prekur në vende intime, përpara se të mësonte se ajo ishte vetëm 17 vjeç. Edhe pasi mësoi moshën e saj, ai vazhdoi të flirtonte dhe ta puthte vajzën. Videoja është realizuar në Colorado në vitin 2010, kur Drake ishte 23 vjeç dha tani ka dalë në sipërfaqe pas dokumentarit “Surviving R. Kelly”, i cili shkaktoi diskutime rreth sjelljes së keqe nga muzikantët dhe artistët.