Pas rreth dy dekadash, tradicionalja “Victoria’s Secret Fashion Show” nuk do të transmetohet më në televizionet amerikane “ABS” e “CBS”, prej rënies së shikueshmërisë së edicionit të fundit. Një trend negativ shkaktuar edhe nga rrjetet sociale, që i kanë publikuar imazhet e sfilatave në të njëjtën ditë me zhvillimin e eventit, duke zbehur disi surprizën e transmetimit një muaj më vonë.

Drejtuesit e kompanisë thonë se moda është një biznes në ndryshim të vazhdueshëm dhe se marka e famshme e veshjeve të brendshme për femra po punon për krijimin e një lloji tjetër eventi, në mënyrë që t’i shtyjnë kufijtë e modës në erën digjitale globale.

Lançuar në vitin 1995 dhe transmetuar në televizion më 2001-shin, dhjetorin e kaluar eventi pati një rënie të ndjeshme shikueshmërie, nga 5 në 3.3 milionë telespektatorë, numra të largëta nga 12 milionë të edicionit të parë.