Aktori Isaac Kappy, i njohur për rolet në filmat “Terminator Salvation”, “Thor” e “Breaking Bad”, i dha fund jetës në moshën 42-vjeçare, duke u hedhur nga një urë në Arizona. Një ngjarje e tmerrshme, që më pas përfundoi me trupin e tij që u mor zvarrë nga një makinë që kaloi në rrugë.

Autoritetet amerikane po e hetojnë ngjarjet si vetëvrasje. Aktori i ndjerë pak para se të ndërronte jetë kishte bërë dhe një postim në “Instagram”, me fraza të thella, ku fliste për “një burrë që nuk kishte më ç’të humbte”.

Gjatë javës së fundit, përmes një introspektive që duhet ta kisha bërë shumë vite më parë, arrita në disa përfundime për veten. Besoja se isha një djalë i mirë, por nuk ishte e vërtetë. Kam qenë një djalë i keq, në fakt, gjatë gjithë jetës sime. Kohën që më ka mbetur në tokë do ta shfrytëzoj për të bërë mirë dhe për të kërkuar dritën e brendshme te vetja dhe te të tjerët”.