Finalja e “Avengers: Endgame” ishte një pritje emocionuese jo vetëm për fansat, por sidomos për ata që atë univers e kanë prekur realisht.

Kushedi se ç’ka provuar Robert Downey Jr., i cili në MCU ishte guri i parë i themelit që në vitin 2008, kur vetë bosi Kevin Feige i tha se “Endgame” do të ishte kënga e mjellmës për personazhin e tij Iron Man.

“Më kujtohet kur ia tregova finalen Robertit në dhjetor 2015. […] Mendoj se në fillim nuk dukej e vërtetë që ai udhëtim po shkonte drejt fundit. Por, xhirim pas xhirimi dhe kur po afrohej fundi pati shumë emocion nga ana e të gjithëve, sidomos nga ana e Robert”, -tha Feige.

Aktori e pranoi fundin me pragmatizmin e tij, si një përfundim të një cikli të mrekullueshëm: “Unë nuk jam puna ime. Nuk jam ajo që kam bërë me Marvel. Nuk jam ajo periudhë e jetës sime që jam angazhuar tërësisht për atë personazh. Dhe kjo në një farë mënyre ta shpif, sepse kush nuk do të donte të bënte gjithnjë atë që pëlqen”.