Si në çdo ceremoni tjetër edhe në “Grammy Awards” kritikët kanë vlerësuar veshjet e yjeve nga më i miri tek ai i veshur më keq dhe këtë herë ata nuk kanë toleruar askënd.

“Daily Mail” publikoi listën me personazhet e veshur më keq dhe ndër të parat çuditërisht gjendet Kylie Jenner, sipërmarrësja më e re e më e pasur në botë.

Lista e plotë e tyre përbëhet nga emra të njohur si; Kylie Jenner, Cardi B, Katy Perry, Janelle Monae, Tierra Whack, Saint Heart, Tayla Parx, Ashanti, Blanca Blanco, grupi Red Hot Chilli Peppers, Pentatonix, Toni Braxton e shumë të tjerë.