“Sony Pictures” ka në program vazhdimin e “Venom”, aktualisht pa një regjisor.

Gjatë një interviste për “Comicbook.com”, producentja Amy Pascal konfirmoi zhvillimin e filmit, por nuk dha një datë specifike për projektimin në kinema.

Misterioze ishte edhe për faktin e një ndërthurjeje me Spider-Man dhe “Marvel Cinematic Universe”: “Mund të ndodhë? Kushedi? Ajo që di është që Tom Hardy në rolin e Venom është padyshim i jashtëzakonshëm. Asnjë tjetër nuk besoj se mund ta interpretojë personazhin si ai”.