“Final Destination” do të kthehet në sallat e kinemasë dhe skenaristët e këtij projekti të shumëpritur do të jenë Patrick Melton dhe Marcus Dunst, të sagës “Saw”. Filmi i parë doli në vitin 2000 dhe tregonte historinë e asaj që ndodhi pasi protagonistja e cila ”sheh” një paralajmërim të tmerrshëm, që tregon një eveniment vdekjeprurës dhe kërkon të evitojë fundin tragjik të saj dhe personave që i ka për zemër. Të mashtrosh vdekjen është e pamundur dhe të mbijetuarit vdesin njëri pas tjetrit. Saga do të ketë kapitullin e gjashtë dhe për momentin nuk ka informacione rreth historisë së këtij projekti.