E mbani mend Kinsey Wolanski, “pushtuesen” e fushës në finalen e Championsit mes Liverpoolit dhe Tottenhamit në “Wanda Metropolitano”? Modelja amerikane dhe i dashuri i saj, Vitaly Zdorovetskiy, themelues i një faqeje “online” pornografike, kishin planifikuar të bënin një goditje tjetër të madhe edhe në finalen e Copa America, mes Brazilit dhe Perusë.

23-vjeçarja zbuloi në “Instagram” se nuk kishin mundur ta çonin deri në fund planin e tyre, megjithatë kishin përjetuar një aventurë drithëruese.

“E pranoj, Copa America fitoi, por ne përjetuam një aventurë drithëruese. Fluturuam drejt Brazilit të kamufluar, shkuan në vendet që kishim rezervuar në stadium, por gjithçka u mbyll me rrahjen e Vitaly nga 20 punonjës të sigurisë. Tani kemi dalë nga burgu dhe po shijojmë kohën tonë në Brazil”.

Kinsey Wolanski, që nga finalja e Champions, kur u shfaq në fushë thuajse lakuriq, ka fituar një numër të madh fansash në rrjetet sociale. Vetëm në “Instagram” numëron rreth 3.1 milionë ndjekës.