Organi drejtues i futbollit europian do të nisë platformën e saj televizive OTT.

Jam i kënaqur të njoftoj se UEFA do të nisë platformën e saj OTT në gjashtë muajt e ardhshëm,” tha presidenti Aleksander Ceferin. “Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se është duke u zhvilluar një revolucion dhe jemi në procesin e pajtimit të partneriteteve historike me kompanitë kryesore në botë në këtë fushë.”

Është e mundshme që platforma, ne fillim, do të jetë në dispozicion vetëm jashtë Europës dhe Amerikës së Veriut – në çdo rast të drejtat e transmetimit në Champions League dhe Europa League do të lidhen me transmetuesit lokalë brenda këtyre territoreve. Platforma do të lançohet përpara sezonit 2019/20.