“Calman” ka përmirësuar sistemin e autokalibrimit në televizorët e vitit 2019. Procesori i ri alpha 9 do të jetë në gjendje të gjenerojë sinjalet test 4K HDR që nevojiten. Gjeneratori i jashtëm “pattern” nuk nevojitet më.

Disa persona kënaqen me televizorin që kanë dhe limitohen me rregullimet bazë, por ka nga ata që kërkojnë shumë më shumë dhe zgjedhin rrugën e kalibrimit.

Për televizorët e rinj LG 2019, si OLED dhe LCD, bashkëpunimi LG-Calman ka sjellë risi të mëdha, në këtë aspekt. Televizorët kanë një funksion Autocal të avancuar që mundëson kalibrimin dhe personalizon edhe Tone Mapping të HDR 10. Gjëja më interesante është se televizori shndërrohet në një gjenerator sinjali.

Sot, kush do të kalibrojë televizorin ka nevojë për një sondë, softëare dhe gjenerator 4K. Me versionin e ri të AutoCal për televizorët “LG” sinjalet test gjenerohen direkt nga televizori, si për sinjalin SDR, si për atë HDR, edhe Dolby Vision.