Pas zënkës në distancë Geri-Mel B, nuk është dhe aq atmosferë e mirë brenda “Spice Girls”, rreth një muaj para nisjes së turneut. Pas largimit të Victoria, tani mund të jetë radha e Mel B.

“Scary Spice” nuk u prezantua në provat e parë të turneut dhe postoi në rrjetet sociale një foto nga Los Anxhelosi, me rroba banje, ndërsa shoqet e grupit provonin koreografinë, në një sallë në Londër.

Mungesa e Mel mund të ketë lidhje me problemet me drejtësinë në SHBA. Sipas “Sun”, këngëtarja qëndroi në Los Anxhelos për një angazhim ligjor që lidhet me ish-dadon e fëmijëve, Lorraine Gilles.

Gazeta britanike citon një burim pranë vajzave që thotë se kanë kaluar ulje-ngritje në jetë e karrierë, por kanë nevojë që të jetë të katërta dhe Mel do t’u bashkohet sa më parë që të mundet.