Marka e njohur amerikane “Van Doren Rubber Company”, e njohur ndryshe si “Vans”, do të nxjerrë në treg prej 4 prillit një linjë atletesh të frymëzuara nga David Bowie.

Atletet, një edicion i limituar, janë realizuar për nder të artistit të ndjerë britanik dhe frymëzohen nga albumet e tij.

Modeli “Slip-On 47 VDX” është frymëzuar nga “Hunky Dory”, “Sk8-Hi” nga “The Rise and Fall of Ziggy Stardust and the Spiders from Mars”, “The Old Skool” nga “Aladdin Sane” dhe “Era” nga “Space Oddity”.