Travis Scott, The Weeknd dhe SZA kanë realizuar një këngë speciale dedikuar sezonit të fundit të serialit “Game of Thrones”, që pritet të nisë transmetimin më 14 prill në “HBO”.

Sipas “Pitchfork”, kënga do të debutojë këto ditë dhe do të shfaqet në një prej 6 episodeve.

Nisma ishte e “HBO”-së. Televizioni amerikan i kërkoi The Weeknd të regjistrojë një këngë për fansat dhe këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye, rekrutoi kolegët Solána Imani Rowe e Jacques Bermon Webster II për të realizuar projektin.