Dave Bautista do të jetë protagonisti kryesor i filmit aksion thriller, “Traphouse”. Wrestler-i do të angazhohet edhe si producent.

Bautista do të interpretojë rolin e një agjenti e infiltruar të Antidrogës. Së bashku me partnerin e tij do të angazhohen në një ndjekje si macja me miun të një grupi të jashtëzakonshëm hajdutësh.

Bautista është angazhuar personalisht për ta realizuar “Traphouse”, ka punuar për vite me radhë dhe u shpreh i emocionuar për ta sjellë në jetë projektin.