Transmetimet e para HDTV në Europë, megjithëse jo drejtpërdrejtë në shtëpitë e publikut, filloi në vitin 1990, kur transmetuesi italian RAI përdori teknologjitë HD-MAC dhe Muse HDTV, për të transmetuar Kampionatin Botëror të Futbollit në vitin 1990.

Ndeshjet u paraqitën në 8 kinema në Itali dhe 2 në Spanjë. Lidhja me Spanjën u realizua përmes lidhjes satelitore Olimp nga Roma në Barcelonë dhe pastaj me një lidhje të fibrave optike nga Barcelona në Madrid.

Pas disa transmetimeve HDTV në Europë, standardi u braktis në mes të viteve ‘90. Transmetimet e para të rregullta filluan më 1 janar të vitit 2004, kur kompania belge Euro1080 nisi kanalin HD1 me koncertin tradicional të Vjenës për Vitin e Ri.