Ishte disi e parashikueshme që traileri i parë i shumëpritur i sezonit final të një prej serialeve më të pëlqyer vitet e fundit do të kishte një sukses planetar. Shifrat e projektit të “HBO”-së janë marramendëse, sidomos dhe për faktin se “Game of Thrones” nuk jepet në ekranin e madh.

Në vetëm 24 orë, traileri arriti rreth 81 milionë shikime, duke përfshirë të gjitha platformat, si “YouTube”, “Facebook”, “Twitter”.

Rekordin e mëparshëm e mban sërish seriali, me trailerin e sezonit 7, i cili arriti në 61 milionë shikime në ditën e parë të publikimit.