Jennifer Lopez i ka thënë po martesës me Alex Rodriguez gjatë javës së kaluar në Bahamas. Por, gëzimi i tyre nuk zgjati as 48 orë kur ish-sportisti u akuzua për tradhti ndaj të fejuarës.

Ish-shoku i skuadrës së Rodriguez, Jose Canseco e akuzoi se ka tradhtuar me ish-gruan, Jessica Canseco. Kjo e fundit ka reaguar për herë të parë përmes llogarisë në “Twitter” duke i hedhur poshtë të gjitha spekulimet.

Jose po bën akuza false. Unë e njoh Alex prej shumë vitesh dhe nuk e kam parë për të paktën 5 vite. Sigurisht që nuk kam fjetur me të”, tha ajo duke qetësuar Lopez.