Përveçse publikon listën e 100 personave më influencues në botë, “Time” sjell edhe atë të 25 më ndikuesve në botën e internetit. Bëhet fjalë për ata që lënë gjurmë përmes rrjeteve sociale.

Dy figura të njohur të muzikës kanë arritur të zënë një vend në të dyja klasifikimet, Ariana Grande dhe “BTS”.

Mes këngëtarëve në listën e 25 personave më influencues në të gjithë botën në internet janë edhe Lil Nas X, Cardi B e JoJo Siwa.

Për kategorinë e aktrimit janë të pranishëm Jada Pinkett Smith e Jameela Jamil.

Nuk mund të mungonte Meghan Markle dhe princi Harry, me llogarinë e tyre në “Instagram” të hapur pak muaj më parë.

Lil Nas X

Alexandria Ocasio-Cortez

Donald Trump

BTS

Ariana Grande

The School Strikers

Liza Koshy

Dukët e Sussex

Cardi B

The World Record Egg

JoJo Siwa

Ben Shapiro

Jameela Jamil

Jada Pinkett Smith