Interpretuesi i Daryl Dixon foli sërish për zombit e “The Walking Dead”, që aktualisht është në transmetim me sezonin 9.

Gjatë një interviste për “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, Norman Reedus zgjoi kureshtjen e spektatorëve duke thënë: “Mbani shami me vete për episodet e fundit të serialit. Nuk do të jetë aspak e lehtë”.

Në finalen e sezonit, “The Storm”, në program për t’u transmetuar më 31 mars, të mbijetuarit duhet të përballen me një stuhi të fortë dëbore, fenomen që shfaqet për herë të parë në serial. Producenti Scott Gimple tha se do të mbetej i shokuar nëse nuk do të kishte ngjarje edhe nën dëborë.

“Në filmin e animuar, shfaqen të gjitha stinët, jo gjatë gjithë kohës, por gjithsesi ka dhe dëborë në nëntor. Ishte një sfidë për ne. U munduam shumë ta kuptonim se si ta realizonim”.