Padyshim që seriali “The Simpsons” është kthyer në kult. Seria e parë ka dalë në transmetim që në vitin 1989 dhe vijon ende te prodhohet e transmetohet.

Aktualisht në transmetim është sezoni i 28-të dhe suksesi është i garantuar. Sipas ekspertëve, “sekreti” i i serialit është se çdokush e gjen veten në situatat komike të Homerit dhe familjes së tij në të përditshmen e tyre.

Në një sondazh të zhvilluar më parë, fansat përzgjodhën edhe episodin e tyre të preferuar, triumfoi “Marge Vs. The Monorail”, sezoni 4, episodi 12.