Gjatë një interviste promovuese për “Star Wars: Episode IX – The Rise of Skywalker”, autori J.J. Abrams shpjegoi domethënien e titullit misterioz.

“Ky titull më është dukur gjithnjë ai i duhuri për filmin, edhe pse që në fillim e dija se do të dukej pak provokues dhe do të ngriheshin shumë pyetje. Por, sapo të shikohet filmi, titulli do të marrë kuptimin specifik dhe do ta kuptoni idenë time”.

Regjisori, që kohët e fundit tha se filmi do të përqendrohet te origjina e Rey, vazhdoi duke thënë se për zgjedhjen e titullit mori në konsideratë të gjithë filmat e mëparshëm të sagës: “Në kuadër të titujve, ky film pati një përgjegjësi të çuditshme. Duhet të ishte jo vetëm fundi i tre filmave por i nëntë kapitujve dhe ideja e përfshirjes së historive të treguara më parë është vetë historia e filmit”.