Versioni i ri i “The Lion King” kaloi rekordin e “Frozen”, duke u bërë filmi i animuar me më shumë arkëtime në histori.

Edhe pse është ribërje live-action e “Disney”, filmi i Jon Favreau konsiderohet ribërje e animuar me grafika kompjuterike e origjinalit, me një stil animimi tradicional.

Shumë persona nuk e konsiderojnë të tillë, por “Lion King” i 2019-s vendosi një rekord të ri arkëtimi, 1.334 miliardë dollarë, duke lënë pas “Frozen” me 1.276 miliardë dhe “Incredibles 2” me 1.242 miliardë.

Klasifikimi vijon me “Minion” me 1.15 miliardë dollarë, pasuar nga “Toy Story 3”, “Despicable Me 3”, “Finding Dory” dhe “Zootropolis”.

Por, rrugëtimi i “Lion King” ende nuk ka mbaruar dhe shifra rekord pritet të rritet edhe më shumë.