Pas “Dumbo” i Tim Burton dhe “Aladdin” i Guy Ritchie tani është radha e “live-action” të radhës nën siglën “Disney”, “The Lion King”.

Filmi risjell në ekranin e madh historinë e Simba-s, të të atit Mufasa e xhaxhait Scar, pa harruar Timon e Pumba!

Regjisori Jon Favreau publikoi një video krahasimi mes filmit të animuar dhe atij me personazhe realë dhe thotë se nuk kanë rikrijuar historinë, por kanë dashur të nderojnë të shkuarën.