Martin Scorsese nuk po mundohet të ribëjë “Goodfellas” me “The Irishman”. Editorja e regjisorit Thelma Schoonmaker tregoi gjatë një interviste disa detaje nga filmi, që bën sërish bashkë Robert De Niro dhe Joe Pesci.

““The Irishman” nuk është “Goodfellas”. Është komplet ndryshe. Është fantastik. Publiku ka për ta adhuruar. Por, ju lutem, mos mendoni se do të jetë një ribërje e “Goodfellas”, sepse nuk është aspak”.

Aktorët në “The Irishman” interpretojnë versionin e ri të personazheve të tyre dhe për ta realizuar këtë është përdorur “CGI techniques” për t’i rinuar.

“Në pjesën e parë të filmit, ne i kemi rinuar, por ka qenë me rrezik, sepse nuk e dinim se si do të ndikonte teknologjia dhe si do të ishte përfundimi”, -tha Schoonmaker. Post produksioni i “The Irishman” po merr shumë kohë, pasi duhet shumë punë për efektet e “CGI”-së.

Në film interpreton dhe këngëtari me origjinë shqiptare, Action Bronson.