“The Irishman” është rikthimi i Martin Scorsese në një film gangster, së bashku me Robert De Niro, Joe Pesci dhe Al Pacino. Ky do të jetë edhe filmi më i gjatë i Martin Scorceses, i cili do të zgjasë 3.5 orë.

Bazuar në librin “I Heard You Paint Houses” i Charles Brandt, “The Irishman” tregon historinë e Frank “The Irishman” Sheeren (De Niro), që në mes të viteve ’50 bëhet drejtues i bashkimit më të madh të sindikatave amerikane, “International Brotherhood of Teamsters”. Por, njëkohësisht, Sheeren kishte lidhje dhe me një familje mafioze.