Ylli i “Goodfellas” po i rikthehet botës filmike pas disa vitesh pauze në rrafshin e kinematografisë amerikane. Ray Liotta është duke përfunduar negociatat për t’iu bashkuar kastës së aktorëve të filmit “The Many Saints Of Newark”, i cili është pararendës i “Sopranos”.

Aktori do t’iu bashkohej në këtë formë Alessandro Nivola, Vera Farmiga, Jon Bernthal, Billy Magnussen, Corey Stoll dhe Michael Gandolfini, i cili do të luajë rolin e Tony Sopranos, të krijuar nga babai i tij i ndjerë, James Gandolfini ndërsa regjisor do të jetë Alan Taylor.

Seriali, i shkruar dhe drejtuar nga David Chase në bashkëpunim me Lawrence Conner, do të ambientohet në vitet ’60. Në këtë periudhë komuniteti italo-amerikan dhe ai afro-amerikan nuk e shihnin me sy të mirë njëri-tjetrin dhe divergjencat mes gangsterëve rivalë shpesh kishin dhe pasoja fatale.