Sezoni 3 i “The Crown” ende nuk ka dalë në transmetim dhe ka nisur të flitet për të katërtin, ku pritet debutimi i një prej personazheve më kontroversë të historisë së mbretërisë britanike, Ledi Diana, që do të interpretohet nga Emma Corrin.

Aktorja po njihet me personazhin dhe me të gjitha aspektet e figurës së saj. Duke folur për “The Hollywood Reporter”, Emma Corrin tha se ka një trajner për zërin dhe lëvizjet dhe se do të takojë persona që kanë njohur princeshën e vërtetë Diana Spencer.

“Ka shumë punë. Kur flitet për Ledi Dianën duhet gjithnjë të gërmosh në të gjitha vrimat e të vërtetës”, -tha Corrin.

Në sezonin 3 do të debutojë personazhi i Camilla Parker, interpretuar nga Emerald Fennell.