“The Beach Bum” është filmi i ri, “i çmendur”, i drejtuar nga nga Harmony Korine. Traileri i ri i publikuar tregon sërish fituesin e çmimit “Oscar”, Matthew McConaughey, në rolin e poetit të Miami, Moondog, që adhuron “jetën e shthurur” dhe që ndërmerr një udhëtim në zbulimin e vetes.

Në kast janë edhe Isla Fisher, Martin Lawrence, Zac Efron, Jonah Hill, Snoop Dogg dhe Jimmy Buffet.

Xhirimet e filmit, që do të dalë në kinema më 29 mars, janë zhvilluar në Miami dhe protagonisti ka zbuluar se ka pirë edhe marijuanë në set, si pasojë e një shakaje të Snoop Dogg.