“Terminator: Dark Fate” risjell në ekran Linda Hamilton, përkrah prurjeve të reja Mackenzie Davis e Natalia Reyes. Por, mbi të gjitha, rikthehet Arnold Schwarzenegger.

James Cameron konfirmoi një trilogji të re të “Terminator”, që do ta inaugurojë “Dark Fate”.

“Kemi kaluar shumë javë duke treguar histori dhe të kuptonim se çfarë do të donim të tregonim për t’i propozuar diçka Lindës”, -tha Cameron për “Deadline”.

“Përveshëm mëngët dhe nisëm të krijonim një histori dhe kur kuptuan diçka, e pamë si fillimin e një harku narrativ në tre filma, kështu që ka një histori më të madhe për të treguar. Nëse do të jemi me fat me arkëtimet me “Dark Fate”, e dimë shumë mirë se si do të veprojmë me filmat pasues”.