“Panasonic” zbuloi në një event prototipin e ekranit transparent OLED, një koncept novator. Një strukturë prej druri mban në brendësi atë që duket si një panel i thjeshtë prej xhami dhe mund të merret për një orendi shtëpiake, por në fakt, është një televizor, që merr formë të tillë vetëm kur ndizet.

Ideja është fryt i një projekti kërkimi dhe zhvillimi prej bashkëpunimit të “Panasonic” e “Vitra”, që tregon se si produktet audiovizive mund të integrohen dhe shkrihen në mënyrë perfekte me ambientin e shtëpisë.

Aksesorët teknologjikë janë të inkorporuar në strukturën e drurit, që ka si funksion të mbajë televizorin, por ka edhe një element ndriçimi të padukshëm që optimizon shikueshmërinë dhe amplifikon atmosferën.