Kompania daneze “Bang & Olufsen” prezantoi një televizor të ri me një mekanizëm hapjeje të altoparlantëve unik në botë. Edhe çmimi është interesant, “Beovision Harmony” kushton 18.500 euro.

Kur është i fikur, altoparlantët ndodhen para televizorit, por kur ndizet, ato hapen si krahët e një fluture dhe vendosen në pjesën e poshtme të aparatit, si bazament.

Paneli karakterizohet nga OLED-i i përdorur dhe nga “LG” për modelin C9, 77 polsh. Altoparlantët kanë një sistem audio DSP, me tre kanale aktivë dhe një dekodifikator audio surround 7.1, tek i cili mund të lidhen deri në 8 difuzorë Beolab.