Audio? E fshehur pas ekranit. “Samsung” njoftoi projektin e ri, që do t’u mundësojë më shumë hapësirë ekranit të smartphone-ve dhe paneleve të parë OLED të këtij tipi.

Sipas medies koreanojugore, teknologjia Sound on Display mundëson që përmes sistemit të vibrimeve të transmetohet audio pa kaluar nga një altoparlant klasik.

Ndërsa kërkon në vazhdimësi ekrane më të mëdhenj pa ndryshuar përmasat e përgjithshme të aparatit, “Samsung” synon që celularët dhe televizorët e së ardhmes të bazohen te kjo teknologji. Prodhimet e para me Sound on Display të integruar mund të zbarkojnë në treg gjatë këtij viti.