“Samsung” ka patentuar një monitor me një transmetues pa tel të energjisë, duke sugjeruar plane për një televizor me wireless.

Patenta u zbulua nga holandezi “Let’s Go Digital”, që konsiston në inkorporimin e një marrësi magnetik që përmban një spirale të gjerë ushqyesi dhe një transmetues të veçantë të energjisë me wireless.

“Samsung” shkroi në patentë: “Në përgjithësi, televizorët e montuar në mur janë vendosur në pjesën e sipërme të fasadës, në largësi nga dyshemeja. Në këtë rast, linja e energjisë e lidhur me televizorin me mur mund të ekspozohet, gjë që mund të dëmtojë estetikën”.

Dokumenti nuk e specifikon se kur apo nëse “Samsung” planifikon ta lançojë këtë prototip.